Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka njoftuar se është hapur konkursi për ndarjen e bursave për studentë, përcjell InLajmi.
Sipas Ramosajt konkursi mbyllet më 2 shtator, duke iu uruar suksese gjithë aplikantëve.
Postimi i plotëi tij:
Të dashur studentë të komunës së Deçanit, ju njoftoj se, sot, më dt.19.08.2021 është hapur konkursi për ndarjen e bursave.
Për shkak se ende nuk ka përfunduar viti akademik për këtë vit, konkursi është i hapur për vitin akademik 2019/2020!
Afati për aplikim është deri më drt.02.09.2021 në fund të orarit të punës.
Suksese të gjithë aplikuesve!
BR /InLajmi/