Në sipërfaqe, duket pothuajse normale pjesa e kufirit pakistano-afgan, por një vështrim më i afërt do të tregonte se sa shumë gjëra kanë ndryshuar, transmeton InLajmi.
Flamuri 3-ngjyrësh i Republikës së Afganistanit është zëvendësuar me flamurin e bardhë të Emirateve Islamike të Afganistanit, dhe në vend të forcave të sigurisë kufitare afgane tani qëndrojnë militantët talebanë me mjekër.
Disa ditë më parë, qindra civilë afganë në panik u mblodhën këtu për ditë, të dëshpëruar për një rrugëdalje.
Pastaj ndodhi ajo që dukej e pashmangshme: forcat policore afgane më të shumta u dorëzuan te talebanët.
Pakistani, i shqetësuar për një përhapje të luftimeve, kishte mbyllur anën e tij të kufirit para marrjes nën kontroll të talebanëve. Por pas mbylljes së shkurtër kufiri u rihap për tregti dhe kufizoi lëvizjen e këmbësorëve.
Normalisht, rreth 6.000-7.000 njerëz do të udhëtonin mes 2 vendeve çdo ditë, por sot vështirë se ka 50 njerëz që qëndrojnë në anën e Afganistanit për të hyrë në Pakistan.
Zyrtarët pakistanezë të sigurisë thonë se ata nuk duan që ndonjë militant të hyjë i maskuar si civil. Kjo është arsyeja pse ata e kanë bërë procesin e verifikimit në kufi më të rreptë.
Kufiri, Torkham ka qenë pika kryesore e fluksit të refugjatëve në Pakistan për dekada të tëra, por mes dhunës në rritje përtej kufirit vitet e fundit, Pakistani është duke u mbrojtur nga Afganistani, shkruan BBC.
Të gjitha pikat kufitare tani janë më të mbrojtura, duke e bërë të pamundur hyrjen e refugjatëve afganë pa pëlqimin e qeverisë./InLajmi/