Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se nga data 20 Gusht, do të vazhdojë realizimi i testeve të shpejta të koronavirusit, përcjell InLajmi.
Në njoftimin e komunës, thuhet se realizimi i testeve rapide, do të bëhet në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Emshir.
Komuna, bën thirrje për vaksinim dhe respektim të masave mbrojtëse.
Njoftimi i plotë i Komunës së Prishtinës:
NJOFTIM PËR TESTIME RAPIDE PËR COVID -19!
Të dashur qytetarë,
Komuna e Prishtinës do të vazhdojë me realizimin e testeve rapide për COVID – 19, nga data 20 gusht 2021, në Qendrën e Mjekësisë Familjare Nr. 7, në Emshir.
Orari i punës do të jetë 7 ditë në javë, nga ora 08:00 – 15:30.
Njëkohësisht ju bëjmë thirrje për vaksinim dhe për respektimin e masave mbrojtëse nga sëmundja COVID – 19.
#prishtina./InLajmi/