Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka treguar se në Bonot e Diasporës janë investuar 10.43 milionë euro, përcjell InLajmi.
Përmes një postimi në Facebook, Murati ka bërë të ditur se e mërkura ka qenë dita e fundit për të investuar në Bonot e Diasporës.
Ai ka thënë se këto mjete do të përdoren për të mbeshtutr prodhuesit vendor në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
Postimi i plotë i tij:
10.43 milionë euro janë investuar në Bono të Diasporës!
Dje ishte data e fundit për të investuar në emetimin e parë të Bonove të Diasporës. Ky emetim u përmbyll me sukses, duke arritur shumën totale prej mbi 10 milionë euro në emetimin e parë.
Mjetet nga Bonot e Diasporës ne do t’i përdorim për të mbështetur prodhuesit vendorë në kuadër të Masës 2.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, dhe që tani do ta përcjell propozim vendimin për mbledhjen e radhës së Qeverisë.
Më duhet t’i falenderoj të gjithë bashkatdhetarët për mbështetjen e vazhdueshme që i japin vendit, dhe për besimin në shtet./InLajmi/