Policia e Kosovës, bënë të ditur se është arrestuar një person pasi ka sulmuar fizikisht një zyrtar, përcjell InLajmi.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se viktima është sulmuar fizikisht nga një person derisa ka qenë në kryerje të detyrës.
Pas sulmit viktima ka pranuar ndihmë mjekësore, ndërsa sulmuesi është trajtuar në psikiatri ku më pas është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Prishtinë 18.08.2021 – 18:40. Viktima mashkull kosovar është sulmuar fizikisht nga i dyshuari kosovar derisa ka qenë ne kryerje të detyrës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe pas trajtimit në klinikën e psikiatrisë me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./InLajmi/