Kreu i agjencisë së ushqimit të Kombeve të Bashkuara në Afganistan tha se një krizë humanitare po shpaloset te 14 milionë njerëz që do të përballen me uri të rëndë pas marrjes së vendit nga talebanët, transmeton InLajmi.
Mary Ellen McGroarty, drejtore e Programit Botëror të Ushqimit, tha në një video konferencë për korrespondentët e OKB-së nga Kabuli, se konflikti në Afganistan, thatësira e 2-të e rëndë e kombit në 3 vjet, dhe ndikimi social dhe ekonomik i pandemisë së koronavirusit, kanë shtyrë një situatë tashmë të tmerrshme, duke e cilësuar si një “katastrofë”.
McGroarty tha se mbi 40% e të korrave në vend janë humbur dhe bagëtitë janë shkatërruar nga thatësira, qindra mijëra njerëz janë zhvendosën ndërsa talebanët përparuan, dhe dimri po afrohet me shpejtësi. “Me të vërtetë ka gara për të marrë ushqim” tha ajo.
McGroarty bëri thirrje për ndalimin e konfliktit dhe u bëri thirrje donatorëve të sigurojnë 200 milionë dollarët e nevojshëm për të sjellë ushqim në vend, në mënyrë që të arrijë në komunitete para se të fillojë dimri dhe të bllokohen rrugët./InLajmi/