Të drejtat e grave në Afganistan do të respektohen “brenda kornizës së ligjit islamik”, thanë talebanët, transmeton InLajmi.
Në konferencën e parë për shtyp të grupit që nga marrja e kontrollit të vendit të dielën, një zëdhënës tha se gratë do të ishin të lira për të punuar, por dha pak detaje rreth rregullave dhe kufizimeve të tjera.
Zabihullah Mujahid përsëriti se të gjithë afganët duhet të jetojnë “brenda kornizës së Islamit”.
Grupet e të drejtave kanë frikë se liritë e grave mund të dëmtohen nga talebanët.
Grupi militant prezantoi dhe mbështeti dënimet në përputhje me interpretimin e tyre të rreptë të sistemit juridik të Islamit, ligjit të Sheriatit, kur ata kishin nën kontrollë Afganistanin midis viteve 1996 dhe 2001.
Gratë duhej të vishnin burka të mbuluara, dhe talebanët gjithashtu ndaluan shkollimin e vajzave të moshës 10 vjeç e lart.
Në konferencën për shtyp të martën, Mujahidit i’u parashtruan disa pyetje nga mediat ndërkombëtare në lidhje me atë se si mund të duken të drejtat e grave nën një qeveri talebane.
“Ne do t’i lejojmë gratë të punojnë dhe studiojnë brenda kornizave tona,” tha ai. “Gratë do të jenë shumë aktive brenda shoqërisë sonë,” raporton BBC.
Por ai nuk dha detaje kur u pyet për kodet e veshjes dhe cilat role gratë do të ishin në gjendje të kishin brenda fuqisë punëtore të vendit./InLajmi/