Të paktën 1.941 njerëz dihet se kanë vdekur nga tërmeti i fuqishëm i së shtunës që goditi Haitin, transmeton InLajmi.
Shifrat tregojnë se gati 10.000 njerëz janë plagosur, dhe shumë të tjerë janë ende të zhdukur pas tërmetit me magnitudë 7.2.
Puna e shpëtimit është penguar edhe nga shirat e dendur që solli stuhia tropikale Grace në kombin e Karaibeve.
OKB thotë se rreth 500.000 fëmijë tani kanë qasje të kufizuar në strehim, ujë dhe ushqim./InLajmi/