Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar 2 persona në Prizren, pasi që kanë sulmuar fizikisht 2 punonjës të KEDS-it, përcjell InLajmi.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se punëtorët e KEDS-it kishin ç’kyqur nga rrjeti njehësorin e sulmuesëve, gje që ka sjellë te sulmi ndaj tyre.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Prizren, 17.08.2021-13:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovar punëtor te KEDS-it të cilit kishin ç’kyqur nga rrjeti elektrik njehsorin e të dyshuarve./InLajmi/