Në përditësimin e fundit të të dhënave (8:21) nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, bëhet e ditur se nuk ka pritje të gjata në kufi.
Pritja më e gjatë është në Merdarë, ku kolonat janë 600-700 metra, ndërsa pritja e bashkatdhetarëve për të dalë nga Kosova nga kjo pikë është 2 orë.
Kolona deri në 100 metra janë krijuar në Vërmicë dhe Jarinje, ku qytetarët duhet të presin deri në 30 minuta për të dalë nga Kosova.
Gjendja në pikëkalimet e tjera kufitare paraqitet e qetë këtë mëngjes. /Lajmi.net/