Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, pasi që i njëjti ka gjuajtur me armë zjarri në një aheng familjar, përcjell InLajmi.
Në raportin e policisë, thuhet se në vendngjarje janë sekuestruar 5 gëzhoja të fishekëve bashkë më një pushkë automatike.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Rr. Sefë Kosharja, Mitrovicë 16.08.2021 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti, në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja të fishekëve, ndërsa nga i dyshuari ka sekuestruar një pushkë automatike. I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./InLajmi/