Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur rastet e spitalizuara me koronavirus për datën 17 Gusht 2021, përcjell InLajmi.
Sipas SHSKUK 466 pacientë me koronavirus janë të shtrirë në spitalet e përgjithshme në të gjithë Kosovën.
Nga ta 392 janë të konfirmuar me koronavirus, ku 349 prej tyre janë me oksigjeno-terapi.
Tutje SHSKUK ka bërë të ditur se vetëm në QKUK janë duke u trajtuar 181 pacientë.
Njoftimi i plotë i SHSKUK-së:
17 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19
466 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme
392 të konfirmuar Covid-19 pozitivë
349 me oksigjeno-terapi
18 në gjendje të rënduar shëndetësore
Në QKUK, 181 pacientë të shtrirë, 126 prej tyre Covid-19 pozitivë, 146 me oksigjeno-terapi
– Klinika Infektive, 113 pacientë
– Klinika e Pulmologjisë, 35 pacientë
– Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë
– Klinika e Gjinekologjisë, 10 pacientë
– Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 20 pacientë
Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 285 pacientë, 266 prej tyre Covid-19 pozitivë, 203 me oksigjeno-terapi.
– Spitali i Prizrenit, 61 pacientë
– Spitali i Gjakovës, 53 pacientë
– Spitali i Pejës, 51 pacientë
– Spitali i Gjilanit, 64 pacientë
– Spitali i Mitrovicës, 14 pacientë
– Spitali i Vushtrrisë, 8 pacientë
– Spitali i Ferizajt, 34 pacientë./InLajmi/