Debati në mes të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit dhe analistit Xhevdet Pozharin ka eskaluar në akuza personale, Ahmeti ia ka kujtuar disa mesazhe Pozharit që ky i fundit ia kishte dërguar në vitin 2017.
Përderisa Ahmeti ka folur rreth të arriturave në komune siç janë dyfishimi i çerdheve, rregullimi i hyrjeve të banesave etj Ka qenë analisti Xhevdet Pozhari që i ka reaguar Ahmetit, duke i drejtuar akuza të rënda dhe personale, ai aftësinë e vetëm që ia ka faturuar Ahmetit, ka thënë se është “aftësia për t’i arsyetuar dështimet”.
E menjëherë ka reaguar i pari i Prishtinës, i cili ia ka kujtuar disa mesazhe, ku Pozhari ia kishte dëguar Ahmetit gjatë vitit 2017, duke e përgëzuar për punën e mirë në Prishtinë.
“Ke ardhur me fol me mu Xhevdet, a din për cilat mesazhe po të thom, për mesazhet që mi ke dërguar pas vitit 2017 dhe me ke thanë ke punu shumë mire”, ka thënë Ahmeti