Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli mëngjesi e së martës kanë vizituar Korporatën Energjetike të Kosovës, raporton InLajmi.
Ata fillimisht janë ndalur në Termocentralin Kosova A për të vazhduar me pas Divizionin e Prodhimit të Qymyrit dhe Termocentralin Kosova B.
Kurti ka marrë informacione në lidhje me nxjerrjen e qymyrit dhe frytëzimi i kësaj lënde për prodhimin e energjisë nga drejtues të Korporata Energjetike e Kosovë
Ai i shoqëruar edhe nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli kanë vizituar këtë ndërmarrje për të parë nga afër punën dhe sfidat
Nxjerrja e qymyrit në basenin qymyror të njohur me emrin Baseni i Kosovës ka filluar në vitin 1922 me metodën nëntokësore.
Rezervat në mihjen janë prej 123.4 milionë tonë. Prodhimi mesatar vjetor aktualisht është rreth 8 milionë tonë qymyr në vit./InLajmi/