Në mediat sociale, është zbuluar se ekziston një lloj i ri i ndikuesëve, transmeton InLajmi.
Këta njerëz të cilët në vend që të promovojnë linjat e veshjeve apo produkte të stilit të jetesës, promovojnë mashtrimin.
Ata fitojnë grumbuj parash, duke fshehur fytyrat e tyre dhe duke joshur rekrutë të rinj e duke shitur udhëzues për kryerjen të mashtrimit.
Këta mashtrues dhe produktet e tyre të paligjshme kanë qenë të vështira për t’u gjetur dikur, ata ishin të fshehur në hijet e rrjetës së errët. Por tani nuk janë më.
Si pjesë e një hetimi të BBC Panorama, u zbulua se sa e lehtë ishte të bëje marrëveshje me mashtruesit dhe të blije udhëzues për krime në internet.

Në aspektin social, autorët e mashtrimit në internet i referohen punës si “klikim”, duke e bërë që të duket më e padëmshme.
Kryerja e këtij lloj mashtrimi online, për avantazhe të pandershme financiare ndaj personave të tjerë, mund të dënohet deri me 10 vite burg./InLajmi/