Një foshnje e porsalindur ka ndërruar jetë pasi ka qenë duke udhëtuar në njërën prej dy veturave të aksidentuara në fshatin Grashticë të Prishtinës.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar mjeku Naser Syla.
“E vdekur ka ardh ne emergjence. Dy prej te lenduarve te tjere jane ne gjendje te rende, e te tjeret jane liruar per ne shtëpi”, ka thënë ai.
Viti i lindjes së foshnjës ka qenë 2021.
Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 16:00 dhe Gazeta Express kishte raportuar pasi rasti ishte konfirmuar nga Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 16:00 në fshatin Grashticë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK”, ka thënë zëdhënësja e Policisë Flora Ahmeti.