Punëtorët e shpëtimit po nxitojnë për të gjetur të mbijetuarit e tërmetit vdekjeprurës që goditi Haitin të shtunën, ndërsa është paralajmëruar për një stuhi tropikale drejt vendit, transmeton InLajmi.
Deri tani nga tërmeti 7.2 ballë, janë raportuar 1.297 njerëz të vdekur, ndërsa akoma nuk është bërë e ditur numri i të zhdukurve.
Gjendja në vend është shumë e rëndë pasi që sot ky vend pritet të goditet edhe nga stuhia Grace, ku egziston frikë se shiu i madh do të sjellë rrëshqitje toke, shkruan BBC.
Rrugët e bëra tashmë të pakalueshme nga tërmeti mund të dëmtohen më tej nga shirat, kështu që ekipet e ndihmës po garojnë për të marrë furnizimet thelbësore në rajonin e goditur nga tërmeti para se kjo stuhi të godasë./InLajmi/