Ministria e Zhvillimit Rajonal ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimit me Caritasin, raporton InLajmi.
Kjo marrëveshje kap vlerën e 2.6 milionë euro dhe projektet që përmbanë do të zhvillohen për 3 vitet e ardhshme.
Projektet e marrëveshjes përfshijnë mbrojtjen e mjedisit dhe riintegrimin e diasporës.
Ndërsa, ministri Fitim Damka tha se në këto projekte po marrin pjesë me 1 milionë euro, duke shtuar se marrëveshja 3-vjeçare do të kontribuojë në avancimin e zhvillimit rajonal e socio-ekonomik.
“Nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit 3 vjeçar për të kontribuar në avancimin e zhvillimit rajonal, socio-ekonomik. Marrëveshja përfshinë dy projekte: Projektin për ndikimin mjedisor të të rinjve dhe projekti i tjetër që ka të bëjë me riintegrim komunal dhe diasporë. Ky projekt do të zgjasë 3 vjet, 40% e vlerës total e mbështesim ne, vlera totale është 2.6 milionë, afër 1 milion investon ministria”.
Ndërsa, drejtori i Caritasit për Kosovë, Gerhard Schaumberger, tha se me këto projekte kanë synim mbrojtjen e mjedisit dhe tërheqjen e investimeve nga diaspora.
“Këto 2 projekte vijnë në kohë e duhur dhe prekin shumë tema të rëndësishme dhe ndryshmet klimatike dhe riintegrimi.Si Caritas ne jemi në Kosovë qe 20 vjet dhe i japim prioritet projekteve në komuna. Me projektin për migrimin dhe diasporën ne dëshirojmë t’i japim shtytje investimeve të diasporës”./InLajmi/