Japonia u ngrit më shpejt ekonomikisht nga rënia e saj e nxitur nga pandemia në prag të Lojërave Olimpike të Tokios. transmeton InLajmi.
Shifrat zyrtare tregojnë se ekonomia e 3-të më e madhe në botë u rrit me dyfishin e normës së parashikuar në Prill-Qershor.
Megjithatë, analistët kanë paralajmëruar se rritja do të jetë modeste këtë 3-mujor pasi u rivendos gjendja e jashtëzakonshme për të parandaluar rritjen e infeksioneve Covid-19.
Të dhënat paraprake tregojnë se produkti i brendshëm bruto i Japonisë u rrit me 1.3%, në një vit. Kjo erdhi pas një rënieje prej 3.7%, shkruan BBC
Sidoqoftë, rimëkëmbja e Japonisë mbetet shumë më e ngadaltë sesa është parë në ekonomitë e tjera të përparuara si SHBA, e cila regjistroi një rritje prej 6.5% të PBB -së për 3-mujorin e 2-të të vitit./InLajmi/
