Situata me zjarret vijon të mbetet problematike në veri të vendit. Në fshatin Thirre zjarri vijon të jetë aktiv duke djegur sipërfaqe të mëdha me bimësi të ulët dhe pyje.
Sipas Klan News dhe në fshatin Lalm prej një jave zjarri vijon të jetë aktiv dhe prej mbrëmjes së djeshme flakët janë përhapur dhe në fshatin katund i vjetër dhe ka marrë përmasa të mëdha.
Mësohet se forcat e ushtrisë dhe forcat zjarrfikëse po punojnë me mjete rrethanore për shkak të terrenit të thyer. Ndërkohë bëhet me dije se sot pritet të ketë dhe ndërhyrje nga ajri për të neutralizuar flakët.
Ministria e Mbrojtjes mbrëmjen e së shtunës ka njoftuar se aktive janë dhe disa vatra në Pukë, Lezhë e Dibër.