20 persona e kanë humbur jetën dhe të paktën 79 të tjerë raportohen të jenë plagosur pas shpërthimit të një cisterne që ka ndodhur rajonin Akkar në Liban.
Akoma nuk dihen shkaqet e shpërthimit të kësaj cisterne.
Kjo u konfirmua nga Agjencia Kombëtare e Lajmeve dhe Kryqi i Kuq libanez, shkruan The Guardian
Besohet se cisterna ishte konfiskuar nga ana e ushtrisë, përcjell Klankosova.tv.
Ky vend është kapluar nga një krizë ekonomike nga më të këqijat në historinë e saj, pasi qytetarët janë përballur me mungesa të mëdha të karburantit muajt e fundit që po ndikojnë njëkohësisht në furnizimin me nevojat themelore.
