Lëvizja Vetëvendosje, ka njoftuar se kandidat për kryetar të Hanit të Elezit, do të jetë Sherif Berisha, përcjell InLajmi.
Dega e VV-së, në komunën e Hanit të Elezit, e bëri të ditur lajmin përmes një njoftimi ku tha që Këshilli ka vendosur me votim që Sherif Berisha të jetë kandidat i LVV-së, për kryetar në Han të Elezit.
Njoftimi i plotë i LVV-së:
Sot Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! – Hani i Elezit konfirmoi atë që dje Këshilli vendosi me votim për Kandidatin për Kryetar të Komunës z.Sherif Berisha. Ajo që ndodhi me 14 Shkurt në tërë Kosovën do të vazhdojë edhe për Komunën. Ne urojmë gjithë qytetarët e Komunës tonë dhe i ftojmë të na bashkohen në fitoren e këtyre Zgjedhjeve./InLajmi/