Kosova ka shënuar rritje rekorde të rasteve të reja me koronavirus, situatë kjo shqetësuese, përcjell InLajmi.
Numri rasteve me koronavirus në Kosovë vazhdon të rritet.
Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë dje janë konfirmuar 1370 rast pozitive me koronavirus teksa u shënua edhe një viktimë.
Numri i rasteve aktive me këtë virus ka shkuar rreth 7000 persona
Gjithashtu dje është bërë e ditur për shërimin e 47 qytetarëve.

Njoftimi i plotë nga Ministria e Shëndetësisë:
14 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.538 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559.007 doza të vaksinës.
Deri më sot 202.647 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 9.169 testime, 1.370 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 47 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.056.
Në total numri i rasteve aktive është 6.815. /InLajmi/