Prishtina radhitet e para për kah numri i rasteve aktive me koronavirus, me 1.572 sosh. Ndërkaq, pas Prishtinës qëndron Ferizaj me 721 të infektuar aktiv.
Bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Prishtina ka dyfish më shumë të infektuar aktiv sesa vendi i dytë, Ferizaji,
Pas Ferizajit, radhitet Gjilani me 687 të infektuar me Covid-19, e përcjellë nga Gjakova (572) dhe Peja (538).
Ndërkaq, komuna që ka regjistruar më së paku raste është ajo e Junikut, me 19 të infektuar aktiv.
Kosova ka shënuar rekord të numrit të të infektuarve me koronavirus, të regjistruar përbrenda dy ditëve të fundit. Vetëm të dielën, nga 7.953 testime, 1.096 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Sipas raportit ditor të Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike, gjatë 24-orëshit të fundit janë shënuar edhe 4 raste të vdekjes lidhur me virusin korona, shkruan Gazeta Express.
Në total numri i rasteve aktive ka shkuar në 7.854.