Presidenti i Afganistanit Ashraf Ghani u largua nga vendi, ndërsa talebanët po vazhdojnë të zhvendosën më tej në Kabul, thanë zyrtarët, transmeton InLajmi.
Bashkatdhetarët e tij dhe të huajt ishin në garë për të dalë më shpejt nga vendi, duke sinjalizuar fundin e një eksperimenti 20-vjeçar perëndimor që synonte rindërtimin e Afganistanit.
Ghani u largua nga vendi, thanë dy zyrtarë për Associated Press, duke folur në kushte anonimiteti pasi nuk ishin të autorizuar të informonin gazetarët.
Ndërsa, Abdullah Abdullah, kreu i Këshillit Kombëtar Afgan të Pajtimit, më vonë konfirmoi se Ghani ishte larguar.
“Ai u largua nga Afganistani në një kohë të vështirë, Zoti e mbajtë përgjegjës,” tha Abdullah./InLajmi/