Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, është takuar sot me nënën e Heroit të Kombit, Adrian Krasniqit, përcjell InLajmi.
Mehaj përmes një postimi në Facebook, është shprehur se takimi me zonjën Merjeme, ka qenë një moment emocionues. Ai tha se bashkë me nënën e heroit kombëtar, kanë evokuuar kujtime edhe për patriotin Rexhep Krasniqi.
Mehaj shkrimin e përmbyll me lavdi ndaj Gjeneralit Adrian Krasniqi, duke thënë se jemi gjithmonë krenarë më të.
Postimi i tij i plotë:
Sot, ishte moment emocionues takimi me Zonjën Mejreme, Nanën e Heroit të Kombit, gjeneral Adrian Krasniqit.
Këtë Nanë të madhe, që lindi , rriti e frymëzoi viganin e kombit Adrian Krasniqi, se Lufta kundër pushtuesit dhe Liria e Atdheut janë bekim për Nanën shqiptare.
Me zonjën Mejreme evokuam kujtime edhe për bashkëshortin e saj, patriotin e madh Rexhep Krasniqin, njëherit nipin tonë të Mehajve të Isniqit, i cili vdiq i ri në moshën 33 vjeçare, duke lënë jetim Adrianin e Ilirin, por si fëmijë, të frymëzuar deri në fund për kauzën e luftës për liri.
Zonjës Mejreme i thashë se, për ne, vepra, lufta dhe flijimi i Adrianit dhe gjithë të rënëve për liri, e mbi të gjitha ideali i tyre janë dhe do të jenë udhërrëfyesi ynë i vetëm për të marshuar përpara.
Lavdi Gjeneral Adrian Krasniqi!
Krenar gjithmonë me ty!/InLajmi/