Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright ka falënderuar të gjitha shtetet që kanë pranuar kërkesën e SHBA-ve, për strehim të mijëra refugjatëve afganë, përcjell InLajmi.
Albright përmes një postimi në Twitter, në mesin e shteteve ndihmëse, ka përmendur edhe Kosovën.
Ajo ka thënë se shpreson që edhe vende të tjera të ndjekin këtë shembull të shteteve që janë përgjigjur pozitivisht për këtë çështje.
Postimi i saj i plotë:
Ne duhet të përqëndrohemi në shpëtimin e jetëve në Afganistan. Ndërsa SHBA po punon për të evakuuar ata që janë në rrezik të veçantë nga talebanët, unë jam mirënjohës ndaj Shqipërisë, Kanadasë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për ofrimin e strehimit aleatëve afganë, grave dhe udhëheqësve të shoqërisë civile. Shpresoj dhe pres që të tjerët të ndjekin këtë shembull./InLajmi/
We must focus on saving lives in Afghanistan. As the US works to evacuate those at special risk from the Taliban, I am grateful to Albania, Canada, Kosovo and North Macedonia for offering refuge to Afghan allies, esp women & civil society leaders. I hope & expect others to follow
— Madeleine Albright (@madeleine) August 15, 2021