Java e fundit në Kosovë ka shënuar rritje rekord të rasteve me koronavirus që nga fillimi i këtij viti.
Vetëm gjatë ditës së djeshme, janë shënuar 1.370 raste dhe një vdekje, shifra më e lartë që nga fillimi i vitit.
Në bazë të disa statistikave të publikuara nga “statista.com”, rezulton se në raportin e publikuar më 13 gusht 2021, Kosova renditet e 13-ta për nga numri i rasteve pozitive me Covid-19.
Mesatarja gjatë periudhës 7 ditore në Kosovë është 201.3 për 100.000 banorë.
Gjeorgjia kishte shkallën më të lartë të rasteve me 799.1 për 100.000 banorë, duke lënë pas Qipron dhe Malin e Zi.
Ndërkohë që nga shpërthimi i pandemisë, Rusia ka qenë vendi më i prekur në Evropë me mbi 6.4 milionë raste që nga 8 gushti, shkruan lajmi.net.
Tash kur numri i rasteve me Covid-19 në Kosovë është rritur, po bëhet vazhdimisht thirrje për vaksinim.
Në raportin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet e ditur se janë regjistruar 4 viktima dhe 1.096 raste të reja me Covid-19.