Ish-këshilltari i Kryeministrit Albin Kurti, ka shkruar në lidhje me situatën e pranimit të refugjatëve afganë në vend, përcjell InLajmi.
Durim Berisha, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se përpos vullnetit të mirë duhet të shihet edhe nëse janë apo jo kushtet për refugjatët afganë.
Ai ka përmendur hapësirat për akomodim si dhe mungesën e pedagogëve e stafit për trajtim psikologjik e psikiatrik të tyre, duke shtuar se rreth 75% e personave që zhvendosen, kanë çrregullime psikologjike.
Postimi i tij i plotë:
Gatishmeria per te pranuar refugjatet nga Afganistani, perpos vullnetit te mire, duhet te matet edhe me ekzistimin apo jo te kushteve per pranimin, akomodimin, mbeshtetjen dhe trajtimin e personave te ardhur.
Aspekti financiar ndoshta do mbulohej nga mbeshtetja nderkombetare.
Mirepo hapesirat per akomodim, pedagoget social dhe stafi per trajtim psikologjik e psikiatrik te atyre personave mungon (raportet e institucioneve gjermane tregojne se rreth 75% e personave te zhvendosur bartin me vete çrregullimet psikologjike – duke pershire kosovaret e zhvendosur ne kohen e luftes)./InLajmi/