Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA dhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka dhënë mendimin e saj për çëshjten e pranimit ose jo të afganëve në vend, përcjell InLajmi.
Duke krahasuar situatën me atë të dikurshmen në Kosovë, Çitaku ka thënë se ne e dimë shumë mirë ndjenjen e pafuqisë e dëbimit të dhunshëm nga shtëpia.
Ajo ka shtuar se vendi ynë duhet të tregojë zemërgjerësi e të pranojë refugjatë nga Aganistani.
Postimi i saj i plotë:
Ne në Kosovë e dimë shumë mirë ndjenjën e pafuqisë që vije në momemtin kur dëbohesh dhunshëm nga shtëpija. Dhimbjen dhe pasigurinë që të kaplon kur ndahesh pa dëshirë nga gjithcka që njeh dhe don.
Sot, Kosova e vogël dhe me resurse të limituara, duhet të tregojë zemërgjërësi dhe të pranojë një numër të refugjatëve nga Afganistani./InLajmi/