• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 1 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Vazhdon avazi i vjetër i zgjedhjeve, femrat nuk kanë vend në lista kandidimi

J G nga J G
14 August 2021
në KRYESORE
0 0
0
Vazhdon avazi i vjetër i zgjedhjeve, femrat nuk kanë vend në lista kandidimi
0
SHPERNDARJE
24
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Numri i vogël i përfaqësimit të grave në zgjedhjet lokale nga partitë politike po shihet si shumë shqetësuese nga ekspertët, të cilët thonë se ky është një lajm jo i mirë që ndikon negativisht në avancimin e pozitës së gruas në qeverisje lokale.

Jeton Mehmeti, hulumtues i lartë në Institutin GAP në një prononcim për Ekonomia Online tha se edhe pse akoma nuk janë zyrtarizuar të gjitha kandidaturat, numri i grave deri tani është shumë i vogël, duke theksuar tutje se vetëm 22% e pozitave udhëheqëse nëpër komuna udhëhiqen nga gratë.

“Kemi disa kandidatura që kemi parë edhe pse partitë politike ende nuk i kanë formalizuar kandidatët e tyre për qeverisje lokale. Nga ajo që shihet është numri i grave deri më tani shumë i vogël dhe kjo është një lajm jo i mirë në avancimin e pozitës së gruas në qeverisje lokale”.

“Studimet që kemi bërë ne më herët tregojnë që gratë në nivelin lokal jo vetëm më pak të punësuara por edhe më pak të përfaqësuara në pozita vendimmarrëse, nga rreth 6.000 të punësuar në administratën komunale nëpër të gjitha komunat e Kosovës del se vetëm 1/3 e tyre janë gra, përderisa gjendja edhe më e keqe është në pozita udhëheqëse ku në bazë të dhënave vetëm 22% e pozitave udhëheqëse jo politike nëpër komuna udhëhiqen nga gratë dhe kjo është një përqindje shumë e vogël, dhe mos avancimi i pozitave të grave si ai i të parit të komunës është një lajm jo i mirë”, tha Mehmeti.

Mes tjerash Mehmeti tha se përkundër faktit që ka përfaqësim të grave nëpër drejtori të komunave, kjo duhet të shkohet më tutje dhe t’u jepet hapësirë edhe në drejtim të komunave.

“Kohët e fundit kemi parë në njërën anë që kryetarët e komunave janë pak më të ndjeshëm në aspektin e ndarjes së pozitave sidomos në drejtori, nëse jo një përqindje të barabartë kemi parë një përfaqësim të grave që vihen në krye të drejtorive të ndryshme dhe ky është një lajm i mirë, por duhet të shkohet edhe më tutje dhe t’u jepet hapësirë kandidateve gra në krye të komunës”, theksoi tutje ai.

Si përfundim ai tha se partitë politike duhet të reflektojnë më tepër dhe që gara e brendshme të jetë e drejtë në mënyrë që të 2-ja palët të kenë të drejtat e barabarta.

“Partitë politike dhe elita politike duhet të reflektoj pak më tepër dhe aty ku vendoset për garën e brendshme që të nxjerrët kandidati potencial duhet të jetë garë fer mes njerëzve të interesuar dhe të ketë mundësi të barabarta që është i kualifikuar për një pozitë të tillë, dhe të mos dërgohet mesazhi që është një luftë e brendshme, dhe në këtë aspekt barra u bie edhe qendrave të partive politike”, përfundoi Mehmeti.

E në anën tjetër Erblin Hoxha nga Lëvizja “FOL” thotë se po vazhdon ai avazi i vjetër në kuadër të një përfaqësimi të denjë të grave në zgjedhjet lokale, duke shtuar se kjo nuk është në përpjesëtim me barazinë gjinore sipas ligjit.

“Deri tash nuk i kemi parë listat përfundimtare të secilës parti, por e kemi parë që ai avazi i vjetër është duke vazhduar ku nuk kemi parë ndonjë kandidate ende zyrtarisht por edhe nëse janë disa nuk është në përpjesëtim me barazinë gjinore sipas ligjit. Pra shumica e partive politike edhe në asamble është një numër jashtëzakonisht i vogël i grave që marrin pjesë por edhe numri i tyre jo domosdoshmërish janë përfaqësuese të denja në bazë të një agjende gjinore pasi partitë politike kanë shfrytëzuar gratë për një kërkesë zyrtare të përfshirjes së grave në këto lista, por në përmbajtje nuk shohim përfshirje në këtë proces me një kualitet më të madh”, tha Hoxha.

Hoxha tutje thotë se nuk pret për ndonjë ndryshim eventual nga partitë politike, kjo pasi tashmë secila parti ka promovuar kandidatët e tyre që akoma janë jozyrtarë, prandaj edhe nominimi faktik është bërë shumë më herët.

“Unë dyshoj që ka me pasë ndryshime, kjo për arsye se shumica e kandidatëve të cilët janë kandidatë për kryetarë komunave është një procedurë paraprake të promovimit që secila parti e bën në komuna specifike, prandaj edhe nominimi faktik bëhet shumë më herët”

Edhe nëse ndonjë parti ka proklamuar ndonjë grua, kjo ka ardhur si pasojë e sigurisë së partive të mëdha që nuk do fitojë në atë komunë, për çka Hoxha thotë se është një qasje e gabuar.

“Nuk e shohim që ndonjë parti ka proklamuar ndonjë grua që të jetë kandidate për kryetare të komunës, dhe nuk mendoj që ndonjë prej partive mund të vendos ndonjë kandidate grua, edhe pse gjasat janë që në ato komuna ku partitë e mëdha e dinë të sigurt që nuk do të fitojnë munden teknikisht të vendosin ndonjë grua e që nuk është aspak e mirë”, përfundoi ai.

Tags: FemratPartite Politikezgjedhjet lokale
Postimi i mëparshëm

Vajza denoncon babain e dehur, dëmtoi orenditë e i kanosi nënën

Postimi tjetër

Nisin ndëshkimet për shkeljen e masave kundër koronavirusit

Të ngjajshme Postime

Vdekja e Nexhat Dacit, mësohet agjenda e ceremonisë mortore
KRYESORE

Vdekja e Nexhat Dacit, mësohet agjenda e ceremonisë mortore

1 January 2026
Kurti për vdekjen e Dacit: Do të mbetet figurë me rëndësi në shtetndërtimin e Kosovës
KRYESORE

Kurti për vdekjen e Dacit: Do të mbetet figurë me rëndësi në shtetndërtimin e Kosovës

1 January 2026
Osmani e pikëlluar për vdekjen e Dacit: Ishte një personalitet i rrallë
KRYESORE

Osmani e pikëlluar për vdekjen e Dacit: Ishte një personalitet i rrallë

1 January 2026
Basha për vdekjen e Dacit: La gjurmë të pashlyeshme në historinë e demokracisë parlamentare
KRYESORE

Basha për vdekjen e Dacit: La gjurmë të pashlyeshme në historinë e demokracisë parlamentare

1 January 2026
Ndërroi jetë Nexhat Daci
KRYESORE

Ndërroi jetë Nexhat Daci

1 January 2026
Të shtëna armësh në Prishtinë, policia jep detaje
KRYESORE

Dëmtohet trafoja e Ibër Lepencit në Korroticë të Epërme, vjedhje me vlerë 15 mijë euro

1 January 2026
Postimi tjetër
Nisin ndëshkimet për shkeljen e masave kundër koronavirusit

Nisin ndëshkimet për shkeljen e masave kundër koronavirusit

Lajmet e fundit

Vdekja e Nexhat Dacit, mësohet agjenda e ceremonisë mortore

Vdekja e Nexhat Dacit, mësohet agjenda e ceremonisë mortore

1 January 2026
“Gjendja është kritike”, tragjedia në Zvicër, drejtorja e spitalit: Shumica e pacientëve janë të moshës 16 deri në 26 vjeç

“Gjendja është kritike”, tragjedia në Zvicër, drejtorja e spitalit: Shumica e pacientëve janë të moshës 16 deri në 26 vjeç

1 January 2026
Kurti për vdekjen e Dacit: Do të mbetet figurë me rëndësi në shtetndërtimin e Kosovës

Kurti për vdekjen e Dacit: Do të mbetet figurë me rëndësi në shtetndërtimin e Kosovës

1 January 2026
Kryetari i Kuvendit të parë të pasluftës dhe një nga politikanët më të popullarizuar në vend, biografia e Nexhat Dacit

Kryetari i Kuvendit të parë të pasluftës dhe një nga politikanët më të popullarizuar në vend, biografia e Nexhat Dacit

1 January 2026
Osmani e pikëlluar për vdekjen e Dacit: Ishte një personalitet i rrallë

Osmani e pikëlluar për vdekjen e Dacit: Ishte një personalitet i rrallë

1 January 2026
Udhëtarët e fluturimit Hong Kong – Los Angeles festuan dy herë Vitin e Ri

Udhëtarët e fluturimit Hong Kong – Los Angeles festuan dy herë Vitin e Ri

1 January 2026
Hamza: Vdekja e Nexhat Dacit, humbje e madhe për Kosovën

Hamza: Vdekja e Nexhat Dacit, humbje e madhe për Kosovën

1 January 2026
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu