Sot është shënuar 23-vjetori i rënies së dëshmorëve të kombit Besart Kadrijaj e Shkëlzen Berisha, raporton InLajmi.
Me këtë rast është bërë rivarrimi i tyre pranë bashkëluftëtarëve në Kompleksin Memorial në Gllogjan.
Në këtë ceremony mori pjesë edhe, ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili u shpreh se me rivarrimin e këtyre 2 dëshmorëve po kryhet edhe një obligim ndaj atyre që ranë në mbrojtje të kufirit shqiptaro-shqiptar./InLajmi/