Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllimet e tij për gazetarin Ramush Tahiri, përcjell InLajmi.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook, është shprehur se Tahiri do të përkujtohet si njeri i urtë që ka kontribuar për lirinë dhe demokracinë e vendit.
Ai ngushëlloi familjen Tahiri, bashkëveprimtarët dhe të gjithë ata që e njohin.
Postimi i tij i plotë:
Paska ndërruar jetë politologu Ramush Tahiri.
Në shërbim të vendit, ai ishte në krye të detyrave të ndryshme. Tridhjetë vitet e fundit të jetës së tij, ai kontribuoi për lirinë dhe demokracinë.
Do të kujtohet përherë si njeri i urtë, i matur e i respektuar tek të gjithë.
Ngushëllime për familjen Tahiri, bashkëveprimtarët dhe të gjithë ata që e njohën.
U prehtë në paqe! RH./InLajmi/