Pas rritjes së rasteve me koronavirus dhe masave të reja të ndërmarra kundër përhapjes, Policia e Kosovës ka njoftuar se do të nisë me implementimin e këtyre masave, përcjell InLajmi.
Në njoftimin e tyre thuhet se policia do të jetë aktive qysh sot me planin ndaj masave të ndërmarra duke realizuar edhe ndëshkimet e parapara në rast të thyerjes së rregullave.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Policia do ta përditësojë Planin Operativ, do t’ia përshtatë masave të ndërmarra dhe bazuar në ato vendime, bazuar në Ligjin AntiCOVID, që nga nesër do të zbatojë detyrat edhe obligimet që ka karshi vendimeve dhe masave të ndërmarra në drejtim të luftimit të përhapjes së pandemisë.
Policia e Kosovës edhe në këtë rast bënë apel, kërkon nga qytetarët, nga institucionet, nga bizneset që të respektojnë vendimet e fundit të marra nga qeveria e vendit.

Ashtu, si edhe në të kaluarën, duke u bazuar në ligjin në fjalë, policia do të ndërmerr edhe masa ndëshkuese ndaj shkelësve të ligjit.
Andaj, kërkojmë që bartja e maskës të bëhet në ato raste siç parashihen me vendimet e fundit në mënyrë që edhe një herë të arrijmë t’i ulim shifrat e të prekurve dhe të mbrojmë të gjithë së bashku shëndetin publik./InLajmi/