Instituti Kombëtare i Shëndetësisë Publike ka apeluar tek qytetaret që të marrin vaksinën anti-Covid, përcjell InLajmi.
Sipas IKSHPK-së rastet e reja me koronavirus çdo ditë e më shumë po rriten, ndërsa vaksinimi kundër koronavirusit shpëton jetë.
Sipas tyre vaksinimi zgjon mbrojtjen natyrore të trupit tonë për të krijuar rezistencë ndaj infeksioneve specifike.
Tutje nga IKSHPK kanë thënë se me vaksinim mund të kalohet varianti i ri i koronavirusit “Delta”, ku sipas tyre sa më pak të sëmur as më pak viktima.
Ndërsa sa i përketë vaksinës AstraZeneca dhe Pfizer të cilët gjendet në Kosovë, IKSHPK kanë thënë se janë të sigurta.

Postimi i plotë i tyre:
Qytetarë të dashur!
Rastet pozitive me SARS CoV-2 janë në rritje në mënyrë rapide javën e fundit! Pos masave tashmë të njohura: bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe mbajtja e higjienës, e keni dispozicion metodën më të mirë, më të lirë dhe më efikase në luftë kundër COVID-19: VAKSINIMI!
Për hir të shëndetit tuaj!
Ju lutemi!
Vaksinohuni!
Vaksinimi kundër COVID-19 shpëton jetë!
Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër COVID-19!
Vaksinimi zgjon mbrojtjen natyrore të trupit tonë për të krijuar rezistencë ndaj infeksioneve specifike dhe e fuqizon sistemin imunitar!
Vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital.
Vaksinohuni ju dhe të afërmit tuaj!
Me vaksinim do ta kalojmë valën e re nga varianti Delta me sa më pak të sëmurë e sa më pak viktima.
Asnjëra vaksinë që është në përdorim në Kosovë nuk përmban virus të gjallë që shkakton COVID-19. Kjo domethënë se nuk mund të sëmureni me COVID-19 nga vaksina.
Kosova është i vetmi shtet në rajon që ka dhënë vetëm vaksina të miratura nga Agjencia Evropiane dhe Amerikane e Barnave është Kosova. Këto vaksina janë Astra-Zeneca dhe Pfizer. Këto vaksina kanë sigurinë, cilësinë dhe efikasitetin, që e plotësojnë standardin evropian dhe atë amerikan.
Disa po ngurrojnë për t’u vaksinuar sepse frikësohen nga efektet anësore të cilat deri tani në Kosovë kanë qenë minimale por dobia e mbrojtes nga COVID-19 është shumë herë më e madhe.
Nëse nuk vaksinohemi mund të rriten rastet e reja duke u përcjellë me shtim të hospitalizimeve, vdekjeve, mbingarkesë të sistemit shëndetësor, rikthim të kufizimeve, goditje të shëndetit mental, shkollës, ekonomisë, kulturë, artit e sportit.
Qytetarë të dashur!
Vaksinohuni!
Me vaksinë mbroni veten, familjen, të afërmit, kombin dhe njerëzimin kundër COVID-19. /InLajmi/