Grerëzat gjigante aziatike, të njohura si grerëza vrasëse, janë kthyer në shtetin e Uashingtonit, kanë konfirmuar zyrtarët e Departamentit të Bujqësisë të Shtetit të Uashingtonit, transmeton InLajmi.
Zbulimi i ri nënvizon se sa i rëndësishëm është publiku për kontrollin e kësaj specie invazive, e cila mund të shkatërrojë koshere të tëra bletësh, të cilat tashmë veç janë nën rrethim nga marimangat, sëmundjet, pesticidet e humbja e ushqimit.
Kjo grerëz gjigante aziatike, ka një pickim jashtëzakonisht të dhimbshëm dhe është grerëza më e madhe në botë prej 2 centimetrash.
Në muajin Mars, shteti i Washingtonit kishte njoftuar për planin e vrasjes së grerëzave duke theksuar rëndësinë e publikut në raportimin dhe bllokimin e tyre.
Pavarësisht pseudonimit të tyre të rëndë “vrasëse” këto grerëza arrijnë të vrasin dhjetëra njerëz në vit në Azi, por edhe vetëm në rast pickimi, japin një dhimbje shumë të madhe, shkruan DailyMail.
Ndërsa, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA këto grerëza dhe lloje tjera të bletëve është raportuar që vrasin mesatarisht 62 njerëz në vit./InLajmi/