Një tërmet 6.9 ballësh, ka goditur brigjet e Gadishullit Alaskan mëngjesin e ditës së sotme, njoftoi Shërbimi Gjeologjik Amerikan, transmeton InLajmi.
Pavarësisht nga fuqia e tërmetit, deri tani nuk është dhënë asnjë paralajmërim për cunami. Vendi më i afërt me epiqendrën ishte Perryville, është shtëpia e pak më shumë se 100 personave.
Pjesa më e madhe e tokës rreth pjesës së Gjirit të Alaskës ku tërmeti goditi pak para orës 4 të mëngjesit është poashtu shtëpia e strehimoreve për kafshët e egra, shkruan AP.
Alaska është një vatër e aktiviteti sizmik, Qendra e Tërmeteve në Alaska, zbulon mesatarisht çdo 15 minuta një tërmet në sipërfaqen e saj./InLajmi/