Një operacion i madh kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar në Turqinë veriore pasi përmbytjet e mëdha në brigjet e Detit të Zi lanë të vdekur të paktën 31 persona, transmeton InLajmi.
Provinca Kastamonu është zona më e goditur, ku përmbytjet e shkaktuara nga shiu i rrëmbyeshëm, shkaktuan shembjen e disa ndërtesave, shkatërrimin e urave, bllokimin e rrugëve me makina të shkatërruara dhe ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike.
Këtë muaj Turqia ka luftuar edhe me zjarre të mëdha në jug. Zjarret, të cilat tani janë nën kontroll detyruan mijëra vendas dhe turistë të largohen nga Marmaris dhe zonat përreth.
Kujtojmë se nga zjarret humbën jetën 8 persona, ndëra u shkatërruan më shumë se 247.000 hektarë bimësi, shkruan BBC.
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan vizitoi Kastamonu-n dhe mori pjesë në funeralet e disa nga viktimat e përmbytjeve./InLajmi/