Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrëstuar një person nga fshati Dumnicë e Vushtrrisë, përcjell InLajmi.
Policia ka bërë të ditur se ky person ishte arrestuar pasi që kishte ndezur një zjarr me qëlli të përgatisë ushqim, por nga pakujdesia zjarri i kishte dal jashtë kontrollit dhe ka përfshirë një sipërfaqe prej 10 hektarëve.
Zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Fsh. Dumnicë ,Vushtrri – 12.08.2021 -15:15 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte ndezur një zjarr me qëllim të përgatitjes së ushqimit, por nga pakujdesia zjarri i ka dal jashtë kontrollit dhe ka përfshirë një sipërfaqe pyjore prej rreth 10 hektar. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /InLajmi/