Kompania më e madhe ajrore në Finlandë, Finnair, nuk do të lejojë pasagjerë me maska prej pëlhure në fluturimet e saj; duke filluar nga 16 gushti.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kompania Finnair përmes një postimi në Twitter.
“Ne do ta lejojmë bartjen e maskave kirurgjikale, maska respiratore FFP2 ose FFP3 pa valvule, ose maska të tjera pa valvula me të njëjtin standard (N95)”, thuhet në postim, transmeton Telegrafi.
Kompania gjithashtu vuri në dukje se maska duhet të bartet gjatë gjithë udhëtimit. Pasagjerët mund ta heqin maskën vetëm gjatë ngrënies dhe pirjes për një kohë të kufizuar.
Starting 16 August, we will no longer accept fabric masks on our flights. We accept surgical masks, FFP2 or FFP3 respirator masks without a valve or other valve free masks with the same standard (N95). Please remember you need to wear a mask throughout the entire journey. pic.twitter.com/Am4SxtT1G3
— Finnair (@Finnair) August 13, 2021