Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një burrë nga Suhareka, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht 3 persona të tjerë, përcjell InLajmi.
Policia ka njoftuar se mes tyre kishte mosmarrëveshje, dhe se i dyshuari i kishte shkaktuar lëndime 3 personave, 2 femrave dhe një mashkulli, ku të gjithë kanë pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Suharekë, 11.08.2021 – 22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht tre të dyshuar, dy femra dhe një mashkull të gjithë kosovarë, me ç ’rast u ka shkaktuar lëndime trupore. Të njëjtëve u është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari-arrestuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet. /InLajmi/
