Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i moshës 46 vjeçare ka kanosur me armë zjarri një person tjetër të moshësh 52 vjeçare, përcjell InLajmi.
Me të marë informacionin policia menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarje dhe ka gjetur njërin nga personat me armë në dorë duke e kërcenuar tjetrin.
Në këtë rast policia ka arrestuar 2 persona si të dyshuar dhe ka konfiskuar armën.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Stacioni policor në Ferizaj , nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , sot rreth orës 12:37 ka pranuar një informacion se një person me inicialet B.B ( M/K) i moshës 46 vjeçar, pas një mosmarrëveshje që kishte me personin tjetër M.B (M/K) i moshës 52 vjeçar, këtë të fundit e kanos me armë zjarri .
Në lidhje me këtë, Njësitet Reaguese të stacionit policor në Ferizaj të shoqëruara edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë ( NJRSH), kanë arritur shumë shpejtë në vendin e ngjarjes, në një fshat të Ferizajt dhe aty kanë hasur të dyshuarin me pistoletë në dorë duke e kërcënuar personin tjetër .
Policia nga afër, pas disa urdhrave që i japin të dyshuarit që të lëshojë armën, i dyshuari më në fund dorëzohet dhe lëshon armën në tokë .
Në lidhje me këtë, arrestohen dy të dyshuarit e kësaj ngjarje , konfiskohet arma e zjarrit ( pistoletë e mbushur me 9 fishek) dhe shoqërohen në stacionin policor në Ferizaj.
Me vendim të Gjykatës Themelore të Ferizajt , përkatësisht gjyqtarit të procedurës paraprake, bastiset shtëpia e të dyshuarit B.B, ku janë gjetur dhe konfiskuar edhe një pushkë gjuetie me 10 fishek dhe një thikë.
Policia, pasi interviston të dyshuarit e kësaj ngjarje, pas hetimeve në proces, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , që të dy të dyshuarit B.B dhe M.B, dërgohen në mbajtje për 48 orë ,njëri për kanosje me armë zjarri, ndërsa tjetri për sulm.
Ky rast mbetet për procedurë të mëtejme hetimore nga Sektori i Njësisë së Hetimeve të stacionit policor në Ferizaj. /InLajmi/