Janë shuar vatrat problematike të zjarrit në Shqipëri.
Në veri falë reshjeve të shiut u bë e mundur fikja e vatrave të zjarrit në Lakun e Thive dhe Majën e Rrunës, një prej zonave më problematike gjë që solli dhe rrezikimin e Tunelit të Kalimashit.

Prej më shumë se një jave, flakët dhe tymi kishin pushtuar zonën dhe ishte e vështirë për t’i neutralziuar pavarësisht ndërhyrjes nga ajri dhe nga toka, përcjell A2CNN.
Më herët në jug u shuan të gjitha vatrat në Karaburun, atje ku prej mëse 3 javësh zjarret kanë shkrumbuar qindra hektarë sipërfaqe pyjore, por fatmirësisht pa prekur banesa dhe parkun kombëtar të Llograsë. Tashmë, bashkitë kanë nisur të bëjnë vlerësimin e dëmeve.





















