Kjo ka alarmuar edhe qytetarët, të cilët kanë rritur kërkesat për vaksinim kundër COVID-19, shkruan lajmi.net.
Kërkesa e madhe për t’u vaksinuar kanë bërë që Ministria e Shëndetësisë të mos ketë termine të lira për vaksinim.
Të paktën ky është mesazhi që i është shfaqur qytetarëve që jetojnë në Prishtinë, në momentin që kanë aplikuar për të marrë vaksinën kundër COVID-19.
“Për momentin, Ministria e Shëndetësisë nuk ka terime të lira nëpër qendrat e vaksinimit në vendbanimin tuaj. Ju lutem provoni më vonë”, thuhet në mesazhin e MSH-së.
Kujtojmë se vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 1 mijë e 6 raste të reja me COVID-19, ndërsa dy persona të infektuar kanë ndërruar jetë.