Lidhja Demokratike e Kosovës ka kritikuar Qeverinë e Kosovës duke i hënë se situata me Pandemi është jasht kontrollit të saj, përcjell InLajmi.
Nga LDK kanë thënë se kur ishte numri i vogël i rasteve kishte termine të mjaftueshme për vaksinim, ndërsa tani ku janë shënuar mbi 1.000 raste të infektimit, dhe gjendja është alarmante – nuk ka termine të lira për vaksinim.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovë kanë thënë se vetëm 10% e popullsisë janë vaksinuar dhe se jemi të fundit në Evropë.
Statusi i plotë nga LDK:
Situata me Pandemi jashtë kontrollit të Qeverisë
Në kohën kur numri i rasteve me Covid ishte i vogël e termine për vaksinim kishte mjaft – Qeveria nuk bëri asgjë për të sensibilizuar opinionin për rëndësinë jetike të vaksinave.
Sot, kur janë shënuar mbi 1000 raste të infektimit, dhe gjendja është alarmante – nuk ka termine të lira për vaksinim.
Vetëm 10% e popullsisë së Kosovës janë të vaksinuar, sot. Jemi të fundit në Evropë. Mungesa e termineve e pushimet gjatë vikendeve – në gjendje alarmante të pandemisë – është shenjë se Qeveria s’ka as idenë e as vullnetin të bëjë më mirë.
Kosova, po rrezikon të shkojë drejt mbylljes totale, për shkak të keq menaxhimit të sistemit të vaksinimit dhe për shkak të dështimit në sensibilizimin e popullatës për rëndësinë dhe domosdoshmërinë e vaksinimit.
Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron që një mbyllje tjetër eventuale për shkak të rritjes enorme të numrit të rasteve me COVID-19, do të ishte fatale për ekonominë e Kosovës dhe mirëqenien e qytetarëve të saj. /InLajmi/