Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e merkurë një burrë nga Vushtrria ka raportuar se në rrugën afër shkollës është hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes, përcjell InLajmi.
Sipas policisë njësiti policor ka siguruar në vendin e ngjarjes, ndërsa njësia përkatëse të FSK-së dhe e KFOR-it ka bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar.

Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Fsh. Dumnicë e Mesme, Vushtrri 11.08.2021 – 19:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrugë, në afërsi të shkollës ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar në vendin e ngjarjes, ndërsa njësia përkatëse të FSK-së dhe e KFOR-it ka bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar. /InLajmi/





















