Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit 6-të persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 ndërsa janë shënuar 639 raste të reja.
Gjithashtu, gjatë 24 orëve janë shëruar 22 pacientë, transmeton Klankosova.tv.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut 159.908 persona kanë rezultuar pozitiv, 150.635 janë shëruar, kanë vdekur 5.527 njerëz nga COVID-19 dhe vazhdojnë të mbesin edhe 3.746 raste aktive.