Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur rastet e spitalizuara me koronavirus për datën 11 Gusht 2021, përcjell InLajmi.
Sipas SHSKUK 186 pacientë me koronavirus janë të shtrirë në spitalet e përgjithshme në të gjithë Kosovën.
Nga ta 136 janë të konfirmuar me koronavirus, ku 117 prej tyre janë me oksigjeno-terapi.
Tutje SHSKUK ka bërë të ditur se vetëm në QKUK janë duke u trajtuar 95 pacientë.
Njoftimi i plotë i SHSKUK-së:
11 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19
186 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme
136 të konfirmuar Covid-19 pozitivë
117 me oksigjeno-terapi
2 në gjendje të rënduar shëndetësore
Në QKUK, 95 pacientë të shtrirë, 54 prej tyre Covid-19 pozitivë, 69 me oksigjeno-terapi
– Klinika Infektive, 53 pacientë
– Klinika e Pulmologjisë, 39 pacientë
– Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë
Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 72 pacientë, 65 prej tyre Covid-19 pozitivë, 40 me oksigjeno-terapi.
– Spitali i Prizrenit, 18 pacientë
– Spitali i Gjakovës, 29 pacientë
– Spitali i Pejës, 14 pacientë
– Spitali i Gjilanit, 19 pacientë
– Spitali i Mitrovicës, 9 pacientë
– Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë./InLajmi/