Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se një e dyshuar, e ka lënë fëmijën e saj të mitur pa përkujdesje, përcjell InLajmi.
Fëmija është dërguar në një shtëpi të sigurtë nga punëtorët e Qendrës për punë sociale.
Policia bën të ditur se lidhur me këtë rast është njoftuar edhe prokurori.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Prishtinë, 09.08.2021 ─ 23:37. Raportohet se e dyshuar femër kosovarë ka lënë fëmijën e saj të mitur pa përkujdesje. Viktima nga punëtorët e QPS-së e ka dërguar në një shtëpi të sigurtë. Lidhur e rasti është njoftuar prokurori./InLajmi/