Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, është votuar pro propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve buxhetore për subvencionim të policave kufitare, përcjell InLajmi.
Ky subvencionim është i paraparë për mërgimtarët në Pakon e Ringjalljes Ekonomike, ndërsa vendimi për të është miratuar pas asnjë votë kundër dhe pa abstenime.
Për këtë pikë ka folur ministri i Financave, Hekuran Murati, I cili ka treguar se për këtë çështje do të ndahen 5 milionë euro dhe vendimi do të vlejë deri më datë 31 Dhjetor.
“Me këtë vendim Qeveria e Kosovës ndan 5 milionë euro për subvencionimin e policës kufitare e cila vlen deri më 31 dhjetor 2021. Subvencioni bëhet për të gjithë mërgimtarët që hyjnë fizikisht përmes ndonjërës nga pikat kufitare dhe polica subvencionohet nga Qeveria dhe ka vlefshmëri një muaj”, është shprehur ministri Murati./InLajmi/